257
Pas gazetares Behare Bajraktari e cila ka lajmëruar sot emisionin e saj të fundit nga Radio Kosova, nga Radio Televizioni i Kosovës është larguar edhe moderatorja Kaltrina Ajeti e cila ka qenë autore e emisionit “Divers”.
Ajo përgjatë transmetimit të emisionit të saj të fundit, ka thënë se ky vendim është marrë meqë gjatë kohës kur ka qenë në pushim vjetor emisioni i saj është ritrasnmetuar.
Moderatorja Ajeti e ka quajtur arbitrar dhe të paprecedent vendimin për largimin e emisionit të saj nga skema programore e RTK-së