Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermira Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë.
Lekaj-Përlaskaj në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ky model do të jetë më i padhembshëm për shtetin e Kosovës.
“Në Kroaci, pas vitit 1995 është nënshkruar marrëveshja që njeh të drejtat e pakicave, përfshirë këtu edhe të drejtat e serbëve, ato rregullohen më Ligjin kushtetues të Kroacisë. Asociacionet e pakicave të tjera janë shoqata që merren me kulturë, ruajtjen e identitetit e traditës së tyre, kurse Asociacionet serbe janë në një nivel më të lartë dhe është shumë e aplikueshme kjo pjesë dhe mendoj që është shumë më e padhembshme për shtetin e Kosovës nëse pranohet kjo pjesë e Asociacioneve siç është e paraparë në Ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë”, ka theksuar Lekaj-Përleskaj, duke shtuar se mendon që modeli kroat për pakicat duhet të aplikohet edhe në Kosovë.
Sipas saj edhe Kosova, sikurse Kroacia do të mund ta imponojë modelin kroat për pakica.
ka qenë shtet sovran, sikurse është Kosova, Kroacia e ka Kushtetutën njëjtë e ka edhe Kosova, besoj se edhe Kosova do ta ketë Ligjin kushtetues për pakica ashtu siç e ka edhe Kroacia, pra të gjitha këto do të jenë të përshkruara dhe të mbrojtura si të drejta kushtetuese”, ka theksuar Lekaj-Përlaskaj.
Deputetja e Parlamentit kroat, ka theksuar se Kroacia është një nga lobuesit më të mëdhenj për Kosovën dhe se Kosova është po qëndron në rrugë të drejtë sa u përket marrëdhënieve me Kroacinë
Ajo ka thënë se aktualisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë në nivelin politik janë të mira. Lekaj-Përlaskaj ka thënë se shpreson që edhe marrëdhëniet në nivel ekonomik të përmirësohen.