U tha se erdhi ‘me zero’, Interi publikon shifrat prapa marrëveshjes për Thuramin

by Nexhat

Interi ka publikuar bilancet e tyre të fundit, duke konfirmuar kostot pas marrëveshjes për lojtarin e lirë, Marcus Thuram.

26-vjeçari francez u bashkua me Nerazzurrët në një transferim të lirë në verë pasi kontrata e tij skadoi me Borussia Monchengladbach, duke shtuar një tjetër opsion sulmues në skuadrën e Simone Inzaghit.

Thuram ka filluar mirë me Interin këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 12 paraqitjet e tij të para në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, duke krijuar shpejt një partneritet të fortë me Lautaro Martinez.

Siç konfirmohet në bilancet e Interit, transferimi i Thuramit i kushtoi klubit rreth 8 milionë euro komisione, me 413,000 euro tashmë të amortizuara.

Secilin vit të kontratës së tij, kostot e Thuramit do të jenë rreth 1.6 milionë euro më të ulëta në bilance, kështu që verën e ardhshme ato do të ulen në 6.4 milionë euro dhe 4.8 milionw euro një vit më pas.

Duke marrë parasysh fillimin e tij të jashtëzakonshëm të sezonit, marrëveshja për francezin tashmë ka filluar të dëshmojë vlerën e tij dhe vlera e tij në treg mund të jetë mbi 40 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy