Zyrtari i BE’së: Vizat hiqen nga 1 Janari, normalizimi me Serbinë thelbësor

by Nexhat

Gert Jan Koopman, drejtor gjeneral i politikave të fqinjësisë në Komisionin Evropian, e ka shoqëruar të hënën presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës të saj në Kosovë, ku është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Zyrtari i Bashkimit Evropian tha se vizat për kosovarët do të hiqen nga 1 janari 2024.

banner

Ai ndër tjerash ka shkruar në platformën X edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar si thelbësor.

Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpara me agjendën e saj të reformës për në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor. Mezi presim liberalizimin e vizave duke filluar nga 1 janari 2024”, ka thënë ai.

Gjatë këtij muaji, presidenti i Francës, Emmuel Macron e kishte dhënë një deklaratë që u cilësua si deklaratë më shumë kuptime. Deklarata e tij ishte interpretuar edhe si një “mundësi” për pezullimin e liberalizimit të vizave. 

https://twitter.com/GertJanEU/status/1719035384972124164?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719035384972124164%7Ctwgr%5E6a458e5ad2150fa56d96dc523dc17cba0f949368%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyrtari-i-bese-vizat-hiqen-nga-1-janari-normalizimi-me-serbine-thelbesor%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy