Protesta e policëve elitarë të PK-së para qeverisë: Abdixhiku: Trishtim, dëshpërim

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur trishtuese dhe dëshpëruese protestën e sotshme të njësitet elitar të Policisë së Kosovës FIT,

Ai tha se heronjtë e  vendit janë poshtruar nga Qeveria.

banner

“Trishtim.  Dëshpërim.  Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë.  Kosova mundet më shumë”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë, në një protestë nga ky Njësit kanë kërkuar sot kategorizimin si njësi e veçantë, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë  dhe shtesa për kushte specifike të punës

“Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë  dhe shtesa për kushte specifike të punës. Në fund dua të potencojë se kërkesat tona janë absolutisht ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme dhe nuk përfaqësohemi nga askush. Prandaj kërkojmë mirëkuptim në këtë aspekt sepse jemi pjesëtarë të PK-së dhe nuk d3ëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”, ka thënë njëri nga protestuesi nga ky njësit. /Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy