58
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se nuk i ka ardhur mirë që sot Policia e Kosovës, njësiti FIT, protestoi sot në atë formë para qeverisë së Kosovës.
Ai tha se duhet të shikohen mundësitë buxhetore që të plotësohen kërkesat e policëve. Haliti ka kërkuar të ketë sigurime për policët.
Haliti në ‘Lajmet e Fundit’, në RTK, tha se duhet të që mbështeten edhe projektet që propozohen nga opozita dhe jo vetëm të votohen ata që propozohen nga pozita.