“E keni pranu Zajednicën, marre duhet me ju ardh” – aktivisti i PSD-së u shkon në kafe deputetëve të LVV-së

by Nexhat

Aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri ka ndërmarrë sot një aksion simbolik ndaj disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka pyetur deputetët Mefail Bajqinovci, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj rreth çështjes së Asociacionit.

“Spo ju vjen marre, skeni lanë njeri pa ju thonë serbofil, hajn e tradhtar, e tash spo folni?”, dëgjohet aktivisti teksa pyet deputetët e LVV-së.

Tutje ai në video-incizimin fokuson për një moment edhe shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Kjo bashkëpunon me Radoiçiqin, e ju e keni pranu Zajednicën, a ju vjen marre?”, shprehet tutje aktivisti i PSD-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy