Deputeti Haki Abazi dhe ish-deputeti Visar Ymeri kanë polemizuar në lidhje me kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se është evidente që Haki Abazi ka sjellë vota për LVV-së por jo sa ai.
“Natyrisht se Haki Abazi ka qenë kontribues në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, siç kam qenë edhe unë. Më fal Haki unë kam kontribuar më shumë se ti. Kontribues ka qenë edhe Ylli Hoxha”, ka deklaruar Ymeri gjatë bashkëbisedimit me Haki Abazin dhe Ylli Hoxhën.
“Nejse ti nuk e ke sjellë Lëvizjen Vetëvendosje në qeveri, e unë e kam sjellë”, ka qenë reagimi i menjëhershëm i Haki Abazit.
Ymeri ka thënë se me këtë logjikë do të duhej ftuar secili aktivist i LVV-së për të treguar kontributin e tij.