Selena Gomez përdori platformën e saj të kozmetikës Rare Beauty për të dërguar një mesazh përmes mediave të saj sociale në lidhje me krizën humanitare në Gaza dhe njoftoi se marka do të bënte donacione për ata që kishin nevojë, megjithatë, fansat e saj nuk e pritën aspak mirë.
Në Instagram këngëtarja shkruante: Kriza humanitare në Gaza. Të shkatërruar nga imazhet dhe raportet që vijnë nga Lindja e Mesme. Mijëra civilë palestinezë të pafajshëm janë vrarë në sulmet ajrore izraelite dhe miliona civilë janë zhvendosur dhe lënë pa akses në ushqim, ujë, ilaçe ose nevoja themelore për mbijetesë. Një numër i madh i këtyre viktimave janë fëmijë. Civilët palestinezë duhet të mbrohen, pikë.
Megjithatë, kompania nuk e la palën izraelite të padëgjuar.
Ne mbetemi zemërthyer nga sulmi i tmerrshëm terrorist kundër civilëve të pafajshëm në Izrael më 7 tetor, shumë prej tyre edhe fëmijë. Nuk ka asnjë situatë ku sulmet ndaj civilëve janë të pranueshme.