Vuçiq hedh poshtë qëndrimin amerikan për Asociacionin

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë qëndrimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti serb, gjatë qëndrim në Paris, në një intervistë për Televizionin e Serbisë (RTS), pyeti se pse Beogradi ka negociuar dhe po negocion në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo do të thotë se serbët edhe sot mund ta themelojnë atë Asociacion, nëse është në përputhje me Kushtetutën e të ‘ashtuquajturës’ Kosovë dhe se askush nuk mund t’i pengojë ta bëjnë këtë”, tha Vuçiq, .

Ambasadori amerikan Hovenier deklaroi më 9 nëntor se ekziston një urgjencë e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se draft statuti i saj është shqyrtuar nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe se është përgatitur për të qenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në komentin e tij, Vuçiq citoi fjalën e urtë “Çfarë është e bukur për gjyshen, atë e ka ëndërruar”.

Hovenier edhe më herët ka ripërsëritur se SHBA-të vazhdimisht theksojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese.

Vuçiq, gjatë qëndrimit në Paris  u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, rrugën evropiane të Serbisë, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, çështjet ekonomike dhe të tjera të rëndësishme rajonale dhe globale”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përdetajet e takimit do të flasë të shtunën.

Vuçiq ka kujtuar edhe takimin e fundit që kanë pasur në Granada të Spanjës.

“Ne folëm gjatë për momentin e vështirë për Serbinë, menjëherë pas Banjskës. Serbia duhet të respektojë qëndrimin e presidentit francez”, tha Vuçiq

Ai shprehu shpresën se Macron do të vizitojë Serbinë së shpejti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy