Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell nesër kryeson një takim ministror BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.
“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhe në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në “X”.
Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit.
“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore”.
Aty thuhet edhe se “BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm”.
“Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.
https://twitter.com/eu_eeas/status/1723657053640745014?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723657053640745014%7Ctwgr%5Ee9af4264c17e843b3f44eaae1abc5652f52d47ae%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fborrell-neser-mbledh-ministrat-e-jashtem-te-rajonit-te-ndertojme-qendrueshmeri-dhe-ta-promovojme-paqen%2F