Vuçiqi angazhohet në fushatë zgjedhore për një qeveri të veten, përmend Kosovën

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është angazhuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit atje.

Vuçiq sot mori pjesë në një tubim në Smederevë, ku foli për Kosovën në rolin e pritur prej tij.

“Më lejoni t’ju them, ata kanë shpikur të gjitha llojet e gjërave dhe do të shpikin të gjitha llojet e gjërave, por – Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë. Ndryshe nga koha e tyre, kur bënin gjithçka për t’ua dorëzuar atë atyre”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Duke luajtur kështu si gjithnjë me kartën e nacionalizmit, Vuçiq tha se nëse lista zgjedhore e tij do të humbasë, ai nuk do të jetë më president i Serbisë

“Vërtet mendoni se unë do të jem president, e kryeministri do të jetë nga ata që shkatërruan vendin, nëse të tjerët fitojnë zgjedhjet – do t’ua jap mandatin, nuk do të jem më president, sepse nuk do të jem në gjendje të bëj më shumë për Serbinë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy