Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot bisnezin familjar “Dolcetto Vjosa” që ka të punësuara mbi 40 gra.
Abdixhikui ka shkruar se ky biznes i drejtuar nga Vjosa dhe Virtyti bashkë me dy vajzat e tyre është një shembull i realizimit të ëndrrës kosovare.
Kreu i LDK-së ka thënë se bizneset kosovare janë shtyllat e përparimit kombëtar dhe politika duhet t’iu shërbejë atyre. Ai ka thënë se plani i LDK-së ndaj sektorit privat është plan i partneritetit, ndërtimit të vendit dhe i ndarjes së rezultateve të sukesit.
Postimi i plotë:
E nisur nga kuzhina e shtëpisë, me recetat tradicionale të nënës Nexhla, ky biznes familjar ka të punësuara sot mbi 40 gra.
“Dolcetto Vjosa”, biznes i ëmbëlsirave, i udhëhequr nga Vjosa e Virtyti dhe dy vajzat e tyre Rina e Jeta, është shembull i realizimit të ëndrrës kosovare. Të asaj ëndrre që të lejon të bësh punën që do, të punësosh të tjerë, e të mbash familjen tënde e plot të tjera me të.
Mes pozitivitetit e pritjes së mirë, gjeta dhe një ambient sa të ngrohtë aq edhe mbështetës ndaj tjetrit. Një që të bën të zgjohesh me plot vullnet në punë.
Bizneset kosovare janë shtyllat e përparimit tonë kombëtar. Politika duhet t’u shërbejë atyre. Jam në komunikim me ta sepse përtej politikave të thata, diskutimeve ngufatëse e polarizimeve të skajshme, ka një Kosovë që bën shumë dhe mundet edhe më shumë. Plani ynë ndaj sektorit privat është plan i partneritetit, i ndërtimit të vendit e i ndarjes së fryteve të këtij suksesi
.