Osmani: Kemi nevojë që SHBA të luajë rolin e saj udhëheqës që Kosova të marrë vendin e saj meritor në NATO

by informim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një bisedë për “Atlantic Council” ka folur për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO. Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për përkrahjen e plotë politike të SHBA-së dhe ka nevojë që SHBA të luaj rolin e saj udhëheqës për t’u siguruar që Kosova e merr vendin e saj të merituar në NATO.

“Ne kemi nevojë përkrahjen e plotë të politike dhe kemi nevojë që SHBA-ja të luaj rolin udhëheqës për t’u siguruar që Kosova merr vendin e saj të merituar në NATO”, ka thënë ajo,

banner

Osmani tutje ka shtuar se Kosova ka punuar për përmbushjen e kushteve për t’u anëtarësuar në partneritetin për paqe. Por shton se edhe sa i përket anëtarësimit në NATO, pavarësisht se mund t’i plotësosh kriteret, në fund të ditës mbetet një proces ku të duet përkrahja politike. Osmani thotë se SHBA-ja jo vetëm që është aleati më i madh i Kosovës por është edhe më i rëndësishmi.

“Ne kemi punuar për t’u siguruar se Kosova është e gatshme për partneritetin për paqe që është një hap drejt anëtarësimit në NATO. Ne e kemi parë nga rastet e shteteve të tjera, se anëtarësimi në BE është shumë më kompleks se të anëtarësuarit në NATO. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO, për sa kohë je ushtarakisht gati dhe plotëson kushtet e NATO-s, është mbi të gjitha një proces politik. Duhet të kesh një përkrahje politike të aleatëve. Dhe SHBA-ja nuk është vetëm më i madhi por është edhe një prej aleatëve më të rëndësishëm që kemi”, ka thënë Osmani

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy