38
Ushtari i parë i FARK-ut, Ismet Ibishi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk kishte ndarje në mes të FARK-ut dhe UÇK-së.
Ai ka thënë se FARK dhe UÇK ishin së bashku në luftën kundër okupatorit serb.
“Ne jemi edhe UÇK, por kemi qenë së bashku një strukturë”, tha ai.
“Nuk është e vërtetë se kemi qenë të përçarë”
Ibishi ka treguar edhe se si kanë mbledhur ushtarë të shumtë nga Kroacia e Sllovenia, shumica e të cilëve ishin eprorë të lartë ushtarakë me karrierë ushtarake.