Isa Mustafa kritikon deklaratën “jodiplomatike” të Lajçakut

by informim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se deklarata e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk është diplomatike.

Mustafa thotë se, mes normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa.

banner

Teksa ka folur për deklaratën e tij, Mustafa përmendi edhe draft-statutin e dorëzuar në Bruksel që sipas tij nuk është bazë e normalizimit.

“Është një deklaratë jodiplomatike. Ndërmjet normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa. Draft statuti i dorëzuar në Bruksel nuk është bazë e normalizimit. Është një pamflet që s’ka asnjë lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me dokumentin për parimet i vitit 2015”, tha Mustafa

Sipas Mustafës, ky draft-statut nuk gjen bazë në pikën e 10-të të marrëveshjes së Ohrit dhe për këtë ai ka një arsye.

“Në titull, ky draft dokument nuk gjen bazë në pikën 10 të marrëveshjes së Ohrit, sepse nuk ka asnjë marrëveshje të arritur deri më tani për themelimin e Komunitetit të komumave serbe, por për asociacionin e komunave me shumicë serbe, në harmoni me vlerësimin paraprak nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Kujtojmë se, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklarim për media ai është shprehur se duan normalizim dhe jo konfrontim.

“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy