​Policia e KFOR-i dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit në shtimin e sigurisë

by Nexhat

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi mbi tema të ndryshme në interes të situatës së sigurisë në vendin tonë.

Në takim u rikonfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim

banner

Temë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy