Krasniqi: Me këtë marrëveshje Kosova mbetet nën kthetrat e dialogut edhe për 10 vite

by informim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se versioni i pajtuar i Marrëveshjes së Ohrit, është më i pafavorshëm për Kosovën se sa versioni fillestar, të cilin thotë se e kishte lexuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Duke folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli në T7, Krasniqi ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet.

banner

“Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet. Në versionin e parë është ka qenë më e mirë se në versionin që është pranu”, ka thënë Krasniqi, shkruan Gazeta Express.

Memli Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova do të mbetet nën kthetrat e dialogut të paktën edhe për 10 vite.

“Kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën, sepse nuk na lë të dalim nga kthetra e dialogt. Edhe nja 10 vjet kemi me pasë dialog, edhe për tema që s’janë përmend kurrë, mes tjerash edhe për shkencat”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kryetari i PDK-së ka folur edhe për modelin e Tirolit Jugor, si model për të rregulluar pozicionin e serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky model mund ta rrezikojë edhe shtetin e Kosovës.

“Disa herë ia kam thënë Kurtit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se Tiroli Jugor në kontekstin Kosovë-Serbi është problematik, nuk është për kontekstin Austri-Itali se janë dy shtete të BE-së dhe nuk kanë pretendime territoriale dhe janë në paqe me njëra-tjetrën”, ka theksuar ai.

“Një model autonomist e rrezikon edhe shtetin tonë”, ka thënë lideri i opozitës.

Krasniqi ka thënë se vetëm para një viti, Kosova ka mundur të ketë një tjetër marrëveshje më të favorshme se sa aktualja.

“Vitin e kaluar Serbia ka qenë në disfavor më të madh.” /T7

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy