“Po shkojmë në Graçanicë për bukë”, vëllai rrëfen bisedat e fundit me Liridonën ditën e vrasjes

by Nexhat

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, sot është paraqitur para mediave në hyrje të Pallatit të Drejtësisë ku edhe është mbajtur seanca e parë për tre të dyshuarit për rastin e vrasjes së saj.

Ai ka treguar edhe për takimin dhe bisedat e fundit që kanë pasur me Liridonën në ditën tragjike.

banner

Leonardi ka rrëfyer se motra e tij bashkë me fëmijët kishte qenë në Gjakovë te familja e saj, meqë siç rrëfen Leonardi, ajo ka qëndruar shumë tek ata.

Ai tutje ka treguar për bisedën që ka pasur me motrën pasi kjo e fundit i kishte treguar që dëshiron të shkojë në Prishtinë.

Leonardi tregon se në ditën kritike kishte insistuar që Liridona të qëndronte në shtëpinë e tyre dhe të mos udhëtonte drejt Prishtinës, por pa sukses.

Ai ka zbuluar edhe bisedën e babait të tij me Liridonën pasi kjo e fundit kishte arritur në Prishtinë. Siç rrëfen Leonardi, Liridona në bisedën telefonike i kishte treguar babait të saj që do të shkojnë diku në Graçanicë për të ngrënë bukë.

Kjo edhe ka qenë hera e fundit që kanë komunikuar meqë më pas iu kishte shkuar lajmi se Liridona ishte vrarë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy