Zv.kryeministrja Emilija Rexhepi përcjell mesazhet nga Bosnja: Keni kujdes nga Asociacioni!

by Merita

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka përcjellë një porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka marrë garanci nga ky shtet, që nuk ka qenë i involvuar në trazirat e 24 shtatorit në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për mundësinë që të finalizohet marrëveshja e lëvizjes së lirë dhe njohja e dokumenteve të identifikimit.

banner

Duke folur për kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministrja Rexhepi ka përcjellë mesazhet se Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”.

“Kam vizituar edhe Këshillin Nacional Boshnjak, pastaj Organizatën ‘Nënat e Srebrenicës’ ku më duhet të shprehi një keqardhje për nënat e kësaj shoqate dhe më duhet të përcjellë një paralajmërim nga ato rreth asociacionit me Komunat me shumicë serbe që të kemi kujdes për këtë temë duke më paralajmëruar se çfarë bëjnë autoritetet serbe atje nga Republika serbe duke sjellë vetëm stagnim rreth rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Rexhepi.

Numri dy në Qeverinë Kurti, ka thënë se shumë biznesmenë të këtij shtetit, kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovës. E për këtë çështje, do të ketë një takim vitin e ardhshëm. 

“Kam pasur edhe shumë paraqitje televizive rreth temave për paqe stabilizim dhe ratifikimin e marrëveshjes në mënyrë që qytetarët tanë do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe anasjelltas. Vizitova edhe zonën ekonomike ne qytetin e Teshanjit (Teshanj)  ku shumë biznesmenë kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë. Së shpejti me Kryeministrin tonë do t’iu sigurojmë një takim me këtë grup investitorësh ata do të vijnë në Kosovë dhe do të shohim aspektet e bashkëpunimit me biznesmenët dhe prodhuesit tanë”, u shpreh tutje Rexhepi.

E temë diskutimi në shtetin fqinj ka qenë edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë. Ajo ka thënë se nga ministri i Punëve të Brendshme ka marrë garanci se ky shtet nuk ka qenë i involvuar në trazirat në veri dhe se armët nuk janë siguruar nga Bosnja.

“Në Bosnjë kam shkuar për vizitë për të shikuar aspektet e marrëveshjes së lëvizjes së lirë dhe njohjen e dokumenteve të identifikimit, propozimi ka kaluar në Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës  tash pritet të kaloj edhe në Këshillin e Ministrave shpresoj që deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm do të miratohet. Pastaj jam takuar zyrtarisht me ministrin Federal të Policisë gjegjësisht të Punëve të Brendshme, me Ramo Isakun, i cili ka dhënë një kontribut kur ne ishim në probleme në veri të vendit kur autoritet serbe tentuan që të spekulojnë lidhur me armët që janë kontrabanduar nga Bosnja saktësisht nga Tuzlla. Ministri shumë shpejt ka reaguar duke njoftuar opinionin se ai armatim nuk ka ardhur nga Bosnja dhe se këto janë spekulime të autoriteteve serbe”, u shpreh Rexhepi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy