Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

by Nexhat

Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”.

Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy