Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u panë duke dalë nga festa pas mbrëmjes së çmimeve britanike të modës të Charlotte Tilbury në orën 3 të mëngjesit.
Çifti dukej se kishte kaluar një natë argëtuese, ndërsa dilnin nga festa e mbushur me personazhe të famshëm, shkruan DailyMail
Këngëtarja 33-vjeçare dukej mahnitëse në tapetin e kuq, duke veshur një fustan të zi me shpinë jashtë që nxirrte në pah aksesorët protetikë në shpinën e saj.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ndërroi veshjen përgjatë mbrëmjes, pasi ishte ftuar të performonte për një sesion muzikor
Duke lejuar që aksesorët të flisnin vetë, ajo i shtoi pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë pantallona të thjeshta që i kombinoi me këpucë të zeza të thjeshta.
Rita u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika, 48-vjeç, i cili dukej shumë elegant me një veshje të tërësisht të zezë.
Regjisori nga Zelanda e Re, mbante të veshur mbi këmishë një pallto të gjatë të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të shndritshme.
Yjet si Kate Moss, Amal Clooney dhe Gwyneth Paltrow ishin gjithashtu pjesë e mbrëmjes së çmimeve britanike të modës për vitin 2023.
Ngjarja, e prezantuar nga marka e bizhuterive “Pandora”, u organizua në vendin ikonik të Londrës, “Royal Albert Hall” mbrëmjen e së hënës.
Mbrëmja, e drejtuar nga prezantuesja britanike Maya Jama dhe artisti muzikor Kojey Radical, ndau gjithsej 16 çmime në fushën e modës.
Ngjarja shërben si mbledhësi kryesor i fondeve për Fondacionin BFC, i cili mbështet rritjen dhe suksesin e ardhshëm të industrisë britanike të modës përmes fokusit në arsim, dhënien e granteve dhe mentorimin e bizneseve.