Falsifikim i parasë, policia njofton për pesë raste të reja

by informim

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të falsifikimit të parasë, vetëm brenda disa ditësh.

Të gjitha paratë janë konfiskuar dhe Policia ka iniciuar dy raste në Prizren, një në Pejë, një rast në Gjakovë dhe një në Ferizaj.

banner

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të enjten në Prizren një femër ka raportuar se nga një person i dyshuar janë pranuar një shumë parashë, në mesin e të cilave ka rezultuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa rasti tjetër në Prizren tregon për para të falsifikuara në vlerë prej 200 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 200€ që dyshohet se është e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Sa i përket rastit në Pejë, i njëjti ka ndodhur më 2 maj por është raportuar pas një jave.

Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

Policia ka njoftuar edhe për 100 euro të tjera që dyshohet të jenë të falsifikuara, 50 prej tyre në Gjakovë dhe 50 në Ferizaj.

Pas konfiskimit të parave, të dy rastet janë duke u hetuar.

“Gjakovë 11.05.2023-09:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga një person është pranuar një shumë parashë në mesin e të cilave një kartëmonedhe në vlerë 50€ dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /kp/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy