Çitaku: Në politikë e kam ndjerë mbi supe peshën e gjinisë

by Nexhat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka qenë e ftuar në emisionin “ZANAT të T7.

Në emision po diskutohet tema “Pse po vriten gratë”. Opinioni shqiptar është shokuar pas vrasjes së Liridona Ademajt, më 29 nëntor të këtij viti – dhe i dyshuar kryesor për porositjen e vrasjes së saj është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

banner

Çitaku gjatë emisionit ka thënë se “vrasja nuk është njerëzore”.

”Vrasja nuk është njerëzore, njeriu nuk duhet të vras. Njeriu duhet të flas, të argumentoj, debatoj – ndonjëherë humb, ndonjëherë fiton Pjesë e pashmangshme e të qenurit të gjallë Dhuna nuk guxon të trajtohet si vlerë. Nuk është burrë ai që vret gra apo burra. Pikë”, ka thënë ajo

Më tutje, është diskutuar për sfidat me të cilat përballen gratë në politikë.

Vlora Çitaku ka thënë se e ka ndjerë në politikë peshën e gjinisë, duke thënë se gabimi i saj do të dëmtonte edhe gratë e tjera.

“Unë gjithmonë e kam ndjerë mbi supe peshën e gjinisë. E kam ndjerë që nëse unë gaboj nuk do ta pësoj vetëm unë, por të gjitha gratë në një formë apo tjetër. Kjo është një barrë”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy