Detaje nga arrestimi i “baronit” shqiptar të drogës, dyshohet se një kosovar e strehoi në shtëpi

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Gëzim Çelës, i njohur në Shqipëri si “baroni i drogës”.

Policia tha se arrestimi u bë në një fshat në Ferizaj, pas një pune intensive operative në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet policore të Shqipërisë.

banner

“Hetuesit policorë nga DHTN-ja kanë arritur që sot rreth orës 17:55, të lokalizojnë vend-ndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova”.

“Dyshohet se shtetasi i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e anti-drogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë,

Më tej, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda në Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë, ku është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

“Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy