67
Anëtari i kryesisë së LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët.
Ai ka thënë se po vazhdon blerja e votës me mjete të taksapaguesve.
“Blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë. Nuk e ka bërë asnjë investim në arsim, shendetësi, çerdhe, rrugë, energji. Mjetet e pashpenzuara ku duhet, po i shpërndan për të blerë vota. Ne të njejtën kohë, ka perkeqësuar ambientin për biznes dhe për investime.”
Rukiqi ka thënë se shteti nuk zhvillohet me ndihma.