Çitaku i reagon Bislimit pas akuzave për “koordinim me Serbinë”: Në cilin planet po jetoni?

by Nexhat

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi pas deklarimeve të tij se opozita në Kosovë po koordinohet me Serbinë.

Çitaku ka thënë se në mungesë të rezultateve, VV tashmë po merret me shpifje.

Ajo tutje ka thënë se gjatë Qeverisjes së Kurtit është rritur pabarazia, inflacioni, migrimi dhe Asociacioni. Çitaku i ka quajtur edhe “të mjerë”

Reagimi i plotë:

 Vartësit e Kryeministrit vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjëshëm.

Dje njëri nga ta mes shumë spekulimesh dhe të pavërtetash, paska akuzuar opozitën për koordinim me Serbinë.

Sinqerisht, në cilin planet po jetojnë?

Në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponetët e VV janë kthyer në habitatin e tyre më komod; në llumin e shpifjeve.

Të nderuar, gjatë qeverisjes suaj rritje kanë shënuar vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni.

Të mjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy