Lexoni horoskopin e ditës për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet astrologjike të ditës së sotme, e hënë 18 dhjetor 2023, për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.
Dashi: Aspekti profesional mund të paraqitet pak problematik sot ku nuk përjashtohet ndonjë keqkuptim në vendin e punës. Gjatë pasdites gjeni kohë për ta kaluar në një shoqëri të mire.
Demi: Angazhimet do të jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nëse nuk tregoni kujdes, mund t’ju dale ndonjë situate nga kontrolli. Në sektorin e ndjenjave meritoni notën 10 sot.
Binjaket: Ditë me shumë fat parashikohet për disa prej të lindurve në shenjën tuaj. Por kjo nuk do të demonstrohet domosdoshmërisht në lojërat e fatit. Në dashuri, tregohuni më i hapur dhe i sinqertë.
Gaforrja: Eshtë dita e duhur për të shkarkuar energjinë negative përmes teknikave të mirëpërcaktuara siç janë ushtrimet e frymëmarrjes. Edhe palestra është diçka mjaft e këshillueshme për ju.
Luani: Sot aspekti planetar ju bën të ngrohtë, të dashur dhe miqësor. Ditë e mrekullueshme për të përmirësuar raportet me miqtë dhe kolegët. Në aspektin romantik, diçka nuk po ecën siç do t’jua donte zemra.
Virgjëresha: Një çështje financiare ju shqetëson prej disa ditësh. Kjo situate do jetë kalimtare sepse situata ekonomike do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.
Peshorja: Kjo ditë parashikohet të jetë me ulje ngritje në aspektin profesional. Shmangni ndonjë debat të kotë në vendin e punës. Përpiquni të mirëkuptoni mendimin ndryshe
Akrepi: Ka ardhur koha që të ndaloni pak dhe të shijoni arritjet dhe sukseses tuaja. Nuk mund t’i shijoni ato nëse nuk e ulni pak ritmin. Në dashuri parashikohen momente shume pozitive me partnerin.
Shigjetari: Ditë e mirë në sektorin e ndjenjave dhe romancës. Do kaloni një kohë fantastike me partnerin. Një darkë speciale apo një udhëtim do te ishin qershia mbi tortë për gjithë të dashuruarit.
Bricjapi: Planetet nuk janë shumë miqësor sot me ju, por kjo nuk do të thotë që të ndërprisni aktivitetet tuaja. Përkundrazi, sot tregoni më shumë vendosmëri për të përfunduar projektet e lëna pezull.
Ujori: Një ditë plot surpriza të bukura ju pret. Nëse jeni në një lidhje dashurie, partneri do tregojë anën më të bukur të tij. Rivendosni kontaktet më një person i cili ka qënë shumë i dashur për ju.
Peshqit: Eshtë koha optimale për të kaluar kohë cilësore me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje dashurie, gjasat janë që të forconi më shumë raportin tuaj me partnerin.