Besart Zeneli largohet nga Big Brother VIP Kosova 2

by Nexhat

Gani Gërmia, Ylli Dervishi dhe Besart Zeneli ishin në nominim për shkak të disa rregullave që thyen.

Ata u dënuan nga ‘Vëllai i madh’ në bazë të sharjeve të shumta, ku edhe qëndruan me pranga për një kohë

Mes tyre, konkurrenti që e la shtëpinë dhe garën për çmimin e madh është aktori i njohur shqiptar, Besarti.

Ai ka qenë një personazh shumë i pëlqyer nga publiku për humorin e tij dhe për atë që ka ofruar brenda.

I njëjti qëndroi plot 57 ditë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ky ishte një eliminim më ndryshe, vendim i produksionit, meqë eskaluan në disa raste me ofendime.

Sidoqoftë, largimi i tij mërziti banorët, sidomos ata që qëndruan vazhdimisht me të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy