Pentagoni angazhohet për të mbrojtur anijet tregtare në Kanalin e Suezit

by engel

Ka disa ditë që anijet tregtare të cilat e përdorin Kanalin e Suezit për të transportuar ngarkesat e tyre, janë bërë cak i sulmeve nga bandat rebele të Huthi nga Jemeni. Këto banda të pajisura me armatime të rënda kanë sulmuar disa anije tregtare të vendeve të ndryshme perendimore për të penguar tregtinë ndërkombëtare.

Si përgjigje ndaj këtyre bandave rebele, SHBA-ja ka përgaditur një forcë detare shumëkombëshe e cila do të angazhohet për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq si pasojë e sulmeve rebele Huti (Houthi) të cilët po kërcënojnë anijet e tregtare në kanalin e Suezit.

banner

Të hënën, Pentagoni tha është duke u përgaditur një operacion sigurie për të mbrojtur trafikun detar nga raketat balistike dhe sulmet me dronë të nisura ditëve të fundit nga grupet Houthi në Jemen. Përpjekja, e quajtur Operacioni “Prosperity Guardian”, do të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar, Bahreinin, Francën, Norvegjinë dhe vende të tjera.

Shumë nga linjat më të mëdha të transportit në botë, prodhuesit e naftës dhe pronarët e tjerë të ngarkesave, ditët e fundit filluan të devijojnë anijet nga rajoni, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të naftës dhe normave të sigurimit.

“Ky është një problem ndërkombëtar. Dhe meriton një përgjigje ndërkombëtare”, tha të hënën në Tel Aviv Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin.

Zyrtarët amerikanë u përpoqën të siguronin mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dy lojtarët kryesorë në luftën civile në Jemen. Të dy vendet kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë këtij plani tani për tani, pasi ata vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mes veti që një kohë me Houthis, të cilët marrin armë dhe para nga Irani.

Gjigandi i naftës BP të hënën u bë kompania e fundit që ndaloi lundrimin e cisternave të saj nëpër Detin e Kuq. Disa nga pronarët më të mëdhenj të kontejnerëve – A.P. Moller-Maersk, Hapag-Lloyd, MSC dhe CMA CGM- tashmë kanë vendosur gjithashtu të devijojnë vijat lundruese të anijeve të tyre./WSJ

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy