Bajrami: Rezultatet e manipuluara se ndryshojnë gjendjen në terren, sonte publikojmë anketën me 17 mijë respondentë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj një sondazhi të publikuar që LDK’në e nxjerr si partinë e tretë në vend.

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë që është listuar me 18.2 për qind është Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Sipas kësja ankete LDK-ja është me 17.9 për qind. Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind, sipas këtij sondazhi publikuar në Debat Plus.

banner

Bajrami ka shkruar në Facebook se “asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren”.

“Qytetarët po pyesin ku janë ndërtuar 160 çerdhet, çka po ndodhë me faturat e energjisë elektrike, kur do të ndërtohen 4000 banesat për çiftet e reja, kur do të shkarkohet Martin Berishaj, a luftohet korrupcioni me 2140 kontrata me negocim të drejtëpëdrejtë, kur do të vjen njohja e parë nga ana e kësaj Qeverie, kur do të bëhet vetingu në drejtësi”.

“Këto dhe shumë pyetje tjera kërkojnë përgjigje nga partia  që punë të vetme e ka propagandën dhe manipulimin. Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka matjetjet e vet, me dhjetra mijëra anketa janë bërë deri me tani dhe rezultatet janë tepër  inkurajuese për ne. Qytetarët e vendit krahas propagandës së partisë në pushtet kanë programin konkret të Lidhjes Demokratike ”Rruga e Re”. Sonte do t’i publikojmë të dhënat e anketës me 17000 respondentë vetëm në disa komuna”, ka thënë Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy