Faktet historike vërtetojnë se Krishtlindja festohej më 25 dhjetor që në shekullin e II pas Krishtit

by Nexhat

Nga: Gjon Kolë GJOKAJ

Më 25 dhjetor, të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Krishtit. Për shumë kënd origjina e festës së Krishtlindjes është e paqartë, duke u nisur nga fakti se në vitin 336 pas Krishtit, Kisha e krishterë në Romë pêr te parën herë zyrtarisht kremtoi festën e Lindjes së Krishtit më 25 dhjetor.

banner

Shumica e njerëzve, përfshirë të krishterët, besojnë se origjina e Krishtlindjeve janë festat pagane për të adhuruar perenditë: si: Sol Invictus (Zoti djellor i persianëve adapruar më vonë nga romakët), Saturnalis(Zoti i bujqësisë, i cili përkujton festën e lashtë romake pagane të Saturnit), dhe Mithras(Zoti i dritës, drejtëssë kontratës dhe luftës).

Akademikisht, kjo pikëpamje njihet edhe si teoria e feve historike. Teoria sugjeron se Kisha Katolike në Romë, filloi të festonte Krishtlindjet më 25 dhjetor të vitit 336 pas Krishtit, për të zëvendësuar festimet pagane. Megjithatë, disa dorëshkrime dhe teori të lashta tregojnë se festimet origjinale të Krishtlindjeve filluan edhe më herët se viti 336 pas Krishtit

-Tekstet e më hershme që dokumentojnë origjinën e festës së Krishtlindjeve

Burime të ndryshme të vitit 200 pas Krishtit, tregojnë në mënyrë implicite dhe eksplicite se si 25 dhjetori u përcaktua si data e lindjes së Jezusit.

Filozofi dhe teologu greko-roman Hyppolitus (170-235 pas Kr.), i cili ishte një nga teologët më të shquar të krishterë në Romë të shekullit të dytë dhe tê tretë (pas Kr.), përmendi datën e lindjes së Jezusit në veprën e tij të vitit 204(pas Kr.).

Ai tha se Jezusi kishte lindur në Betlehem, tetë ditë përpara kalendarit të janarit 25 dhjetor), dita e 4-të e javës ditën e mërkurë.
Në këtë kontekst, Hyppolitus përdori kalendarin Julian, një kalendar diellor i prezantuar nga Jul Cezari në vitin 46 pas Krishtit. Por në traditën hebraike, data e konceptimit të personit të shenjtë përkon me datën e vdekjes. Të krishterët e hershëm besonin se 25 marsi ishte kur Jezusi u kryqëzua.

Bazuar në këtë supozim teologjik, llogaritja tregon se ngjizja e Jezusit ka ndodhur me më 25 mars. Kjo do të thotë se Jezusi lindi saktësisht nëntë muaj më vonë, ose më 25 dhjetor. Kjo përllogaritje e bazuar teologjike njihet si Teoria e Llogaritjes.
Teoria sugjeron se data e lindjes së Jezusit nuk është e lidhur me ritualet pagane për të adhuruar Sol Invictus, Saturnalis dhe Mithras.

Sol Invictus ka të ngjarë të festohej më 8, 9 ose 28 gusht, 19 ose 22 tetor ose 11 dhjetor, ndersa Saturnalis festohej mes 17-23 dhjetorit. Për sa i përket Mithras, nuk ka asnjë provë bindëse se ai u festua më 25 dhjetor.

-Këshillat e Kishës Katolike nuk vareshin nga perandori romak Kostandin

Perandori romak Konstandini Ilir, luajti një rol të madh në përhapjen e krishterimit duke legalizuar praktikën e tij dhe duke mbështetur fiskalisht aktivitetet e kishës. Ai dha një nga kontributet e tij më të mëdha për besimin duke zyrtarizuar krishtërimin(Edikti i Milanos 313 pas Kr.), dhe duke thirrur Këshillat e Arles (314) dhe Nikea(325), e cila udhëhoqi doktrinën e kishës në shekuj.

Në vitin 320 pas Krishtit, Papa Julius I, përcaktoi 25 dhjetorin si datën zyrtare të lindjes së Jezu Krishtit. Ndërsa pesë vite më vonë, gjegjësisht në vitin 325 pas Krishtit, Konstandini i Madh, perandori i parë i krishterë romak, prezantoi Krishtlindjet si një festë të palëvizshme më 25 dhjetor në mbarë gjeografinë e Perandorisë Romake.

Kjo dëshmon se Krishtlindjet nuk kanë të bëjnë fare me festat pagane të Sol Invictus, Saturnalis dhe Mithras, sepse Kostandini nuk diktonte apo këshillonte Këshillat e Kishës Katolike, por si perandor, vepronte në përputhje me aktivitetet e tyre, ku do të zyrtarizonte festat katolike si festa kombëtare të perandorisë.

I gjithë rikapitulacioni i këtij fenomeni tregon se Kisha Katolike, bazuar në doktrinën e krishterë, nuk ishte nën asnjë presion nga perandori romak Kostandin për të zëvendësuar festat pagane me Ditëlindjen e Jezu Krishtit.

-Origjina e festimeve të Krishtlindjeve

Tri dorëshkrime të ndryshme vërtetojnë më tej se Krishtlindjet festoheshin përpara vitit 336 pas Ktishtiit: “Didascalia Apostolorum”, “Liber Pontificalis” dhe “Letter of Theophilus”, këto tekste na japin informacion mbi jetën baritore të krishterëve të hershëm, ceremonitë e tyre fetare (liturgjitë) dhe emrat e papëve.

Didascalis(mesim-udhëzimi), është një tekst i lashtë i vitit 250 pas Krishtit. Teksti përmend kremtimin e Epifanisë, që dmth. manifestimi i parë i Krishtit te johebrenjtë ose në Kishën lindore në përkujtim të pagëzimit të Krishtit. Kisha Katolike kremton Epifaninë për të përkujtuar vizitën e tre dijetarëve në Betlehem, gjatë lindjes sē Jezusit.

Kishat ortodokse dhe Kishat ortodokse lindore festojnë Epifaninë për të përkujtuar pagëzimin e Jezusit. Epifania është pjesë e festës së Krishtlindjes në Kishat Katolike, Ortodokse Lindore dhe Ortodokse.

THE DIDASCALIA TEXT, thotë se Epifania festohet çdo 6 janar në kalendarin Julian. Kur e kthejmë këtë datë në kalendarin Gregorian, një kalendar diellor që është përdorur gjerësisht që nga viti 1582 pas Krishtit, e deri më tani, Epifania bie më 25 dhjetor.

LIBER PONTIFICALIST(Libri Papëve),i cili përmban një biografi të shkurtër të papëve, sugjeron festimin e Krishtlindjeve në shekullin 2 pas Krisntit. Teksti zbulon se Papa Telesfori (125-136 pas Kr.), udhëzoi kremtimin e lindjes së Jezusit. Në tekst nuk përmendet data e festivalit. Megjithatë, Liber Pontificalis, dëshmon se historia e festimit të Krishtlindjeve është më e vjetër nga sa dinim ne.

TEPISTLE THEOPILYS(Letra e Teopilit), përmend 25 dhjetorin si datën e kremtimit të lindjes së Jezusit. Teksti sugjeron se festimi ishte para vitit 196 pas Krishtit, kështu që ky dokument na siguron se Krishtlindja të jetë festuar më parë.

Tre tekstet e mësipërme vërtetojnë se origjina e Krishtlindjeve nuk ka fare të bëjë me festimet pagane; Sol Invictus, Saturnalis ose Mithras dhe se të krishterët i kanë festuar Krishtlindjet që nga shekulli 2 pas Krishtit.

Kështu, faktet e lartpërmendura na tregojnë se historitë e festave pagane, për festën e 25 dhjetorit, ose janë shpikur qëllimisht ose janë hulumtuar dobët. Pra njëkohësisht hedhin poshtë çdo përpjekje për të diskredituar këtë festë origjinale të Krishtlindjes të datës 25 dhjetor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy