Haradinaj: Viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit 

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në darkën e fundvitit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Haradinaj ka thënë se Aleanca dhe ai si kryetar i saj vlerëson dhe beson në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, raporton Klan Kosova.

banner

“Kënaqësi të jem në mesin e sipërmarrësve të suksesshëm në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin z. Agim Shahini. Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit.

“Viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat. Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy