Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se draft statuti i Asociacionit nuk bën të konsiderohet fakt i kryer.
Sipas tij, deri më tani ka pasur drafte të ndryshme, mirëpo ky është ndryshe, por nuk është fakt i kryer.
“Kjo i bie që pozicioni i Republikës së Kosovës – mua si më është dukur pozicionimi më i drejtë dhe më i qartë, duhet me qenë që BE-ja nuk e ka atë kompetencë – kompetencën e shkruarjes së draftit të Kosovës. I themi thënë vazhdimisht që nuk e kanë këtë të drejtë. Le të themi që nuk ka një draft i cili është fakt i kryer që Kosova duhet ta zbatojë”.
“Nuk është e vërtetë që drafti i BE-së është draft i kryer zyrtar të cilin duhet ta zbatojë Kosova! Pse ta zbatojë Kosova? Kosova nuk ka asnjë obligim ndaj draftit të BE-së. Unë e konsideroj kështu, sepse BE-ja nuk mundet me ia marr një kompetencë Kosovës!”, deklaroi Konjufca
Tutje ai u shpreh se BE-ja neve na e ka pranuar kompetencën që ne ta shkruajmë draft statutin, por shtoi se “pse ta shkruajmë ne, pse i kemi borxh 2013-ës a? Gabim është kjo qasje”, tha Konjufca për emisionin Rubikon në Klan Kosova.