Tahiri: Në vitin 2024 ngjarja më e mirë do të mund ishte largimi i Qeverisë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur konferencë për medie në përmbyllje të viti. Ai duke përmendur dështimet e Qeverisë përgjatë viti 2023, ka thënë se për vitin 2024 ngjarja më e mirë që do të mund t’i ndodhte vendit dhe qytetarëve do të ishte largimi i Qeverisë.

Kjo ngase sipas tij, Qeveria në pushtet e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës. Tahiri shtoi se maja e dështimeve të kësaj Qeveri është pranimi i draft-statutit për Asociacionin

banner

“Për vitin 2024 ngjarja me e mrekullueshme do të ishte largimi i keqja Qeveri e cila e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës”, tha ai.

“Rezultati i PISA ka qenë më i ulëti ndonjëherë që Kosova e ka pasur. Kjo tregon që kjo Qeveri ka dështuar plotësohet. Çështja e dytë ka të bëjë me problemin me paga në administratën shtetërore. Mbi 7200 zyrtarë publik ballafaqohen me sistemin më të ulët të pagave në rajoni e Ballkanit Perëndimor. Kjo qeveri e ka varfëruar secilin zyrtarë publikë”.

“Kjo çështje duhet qe të adresohet urgjent teke prokurori e shtetit. Për shkak se sot një numër i njerëz që kanë marr faturën e energjisë është i pa përballueshme. Gjithçka në Kosovë ka pasura rritje përveç pagave. Çështja e katër ka të bëjë me sigurinë, kjo Qeveri i ka shtypur krenarin e shtetit të Kosovë e cila është reflektuar me 24 shtator që policia të dal duke protestuar para Qeverisë. Çështja e pestë ka të bëjë me luftimin që kjo Qeveri ja bënë sistemit të gjyqësorit. Secili ligj që ka ardhur në vend që ka prekur reformën në drejtësi, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese”.

“Kosova ka dështuar duke qenë vend i sanksionuar, nuk ka marr asnjënjohe të vetëm për tri vite qeverisje. Për dy vite mbi 1 miliard euro nuk janë investuar në Kosovës, që kanë qenë të dedikuar që të investohen si investime kapitale. Paratë e qytetarët të Kosovës janë bllokuar në Qeveri. Maja e dështimeve të kësaj Qeveri është draft-statuti që është prezantuar. Gjykata Kushtetuese do t’i korrigjojë gabimet që ai i ka bërë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy