Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar menjëherë Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, i cili , deklarimet e saj i quajti tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial.
Haxhiu ka thënë se Isufaj duhet të përgjigjet se pse dha pëlqimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit
Sipas Haxhiut, po të mos hiqej urdhërarresti në vitin 2021, ndoshta nuk do të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë.
“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar Haxhiu
Ndryshe, Prokurori Special tregoi të premten në një konferencë për media se kishte dhënë pëlqimin në një fazë që Milan Radojçiqit t’i hiqet urdhërarresti, si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit politikanit në pjesën veriore të Kosovës në vitin 2018.
Arsyet tha se s’mund t’i tregojë, meqë është rast i ndjeshëm.