Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.
Celibashi ka bërë me dije se votimi ka përfunduar në gjithë Republikën e Shqipërisë dhe pjesëmarrja në zgjedhje vendore 2023 është 34.37 %.
Ai ka theksuar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë. Ndërkohë shton se kanë qenë 16, 527 votues për herë të parë
“Procesi ka përfunduar në të gjithë territorin e Republikës, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, komisionerët po protokollojnë procesin. 70% e KQV kanë patur anëtarësi të plotë 10 % me 4 anëtarë dhe 4 %me 4 anëtarë. Në 11 % të qendrave ka patur vështirësi në aksesin e qendrave të votimit. Në 62 qendra votimi janë konstatuar shkelje sa I takon vendosjes së materialeve propagandistike Në 40 qendra kemi patur pezullime, për 30 qendra është raportuar votim në grup. Në 4 raste kemi marrë raportime për votim jashtë dhomës së fshehtë. Në 2 qendra votimi, në Elbasan dhe Paskan është përdorur vetëm një nga dy makinat në gjithë qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 denoncime. Janë të njëjtat që listuam më parë.” – u shpreh Celibashi