“Destinacioni i radhës është Kosova” – mercenari serb me kërcënime nga zonat e luftës në Donbas

by Nexhat

Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, së fundmi kanë dal edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një video e cila po qarkullon në “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim ku thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova

banner

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb

https://twitter.com/DD_Geopolitics/status/1746372854961361111?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746372854961361111%7Ctwgr%5E772e64565510fac59a7e13bc7d4becf1fa6cacb1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdestinacioni-radhes-eshte-kosova-mercenari-serb-kercenime-nga-zonat-e-luftes-ne-donbas%2F

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta në “X”. Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk ka thënë se Kosova nuk është Serbi, por Kosova është Kosovë

“Dua të them, JO. Kosova është Kosovë dhe ne do ta mbrojmë atë sa të mundemi”, ka shkruar ajo

https://twitter.com/federicawoelk/status/1746466528608780381?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746466528608780381%7Ctwgr%5E772e64565510fac59a7e13bc7d4becf1fa6cacb1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdestinacioni-radhes-eshte-kosova-mercenari-serb-kercenime-nga-zonat-e-luftes-ne-donbas%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy