“Nuk e di kombësinë e vrasësve të Oliver Ivanoviqit, por e di se ata nuk ishin nga raca serbe apo shqiptare, por nga raca njerëzore”, tha Srgjan Milivojeviq nga skena e vrasjes së liderit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq.
Oliver Ivanoviq u vra sot gjashtë vjet më parë. Dhe këtë 16 janar, miqtë e Ivanoviqit, bashkëluftëtarët, si dhe liderët e opozitës nga Beogradi u mblodhën në Mitrovicën e Kosovës, në vendin dhe kohën kur ai u vra, së bashku me një pjesë të familjes së tij. Në mesin e tyre është edhe Srgjan Milivojeviq, transmeton KoSSev.
Milivojeviq, përfaqësues i Koalicionit Serbi Kundër Dhunës, tha se jemi në një vend ku gjaku i pafajshëm i një njeriu të pafajshëm thërret për drejtësi.
Milivojeviq theksoi se Ivanoviq besonte në lirinë, demokracinë dhe drejtësinë, por se sot “ne jemi larg një shoqërie të lirë, demokratike”.