​ Kurti takon O’Brienin: E vlerësoi përmbajtjen tonë ndaj sulmeve dhe provokimeve, Amerika mike dhe aleate e çmuar

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës  Sekretarin  e Shtetit per Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Kurti ka thënë se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për siç thotë Kurti progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë.

Po ashtu kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se O’Brien ka pranuar sulmet dhe provokimet që po bëhen ndaj Kosovës, duke iu referuar raporteve me Serbinë.

AI ka thënë se SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm

”Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy