Fillon dëshminë dëshmitari i 41-të në Hagë, është i afërm i një personi të vrarë e zhdukur në Drenoc

by Nexhat

Në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Atje ka filluar dëshminë dëshmitari i 41-të.

E gjithë seanca pritet të zhvillohet e mbyllur. Dëshmitari sipas përmbledhjes së lexuar nga Prokuroria, është i afërm i një personi që është vrarë e zhdukur në Drenoc.

“Është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë e zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari përshkruan veprimtaritë e viktimës para se të zhdukej. Herën e fundit që e ka parë, dhe përpjekjet për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi. Për shkak të natyrës që kemi dhe masat mbrojtëse”, tha prokurori

Të gjitha seancat gjatë kësaj jave kanë qenë të mbyllura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy