Ministri Vitia: 11 minatorë janë liruar nga spitali, 2 me lëndime në sy janë ende në mbikëqyrje

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar për lëndimin e minatorëve të Trepçës.

Ai ka thënë se 11 prej tyre janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq dy të tjerë me lëndime në sy janë ende në kujdes mjekësor, për të cilët ka thënë se nuk janë në rrezik për jetë.

banner

“Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën.”

“Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar. Minatorëve të lënduar iu uroj shërim  e rikthim  të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy