Miratimi i shitjes së sistemit “Javelin” nga DASH, Osmani e falënderon Ambasadorin Hovenier për angazhimin

by Nexhat

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, e ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton presidenca, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan për vendimin e SHBA-ve rreth shitjes së antitankave “Javelin”.

“Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në  të dyja anët”, thuhet në njoftim

Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy