Djali i Smajl Hajdarajt: Kemi shpresë në Gjykatën Speciale, shpresoj në zgjerim të akuzës

by Nexhat

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi ka thënë se kanë shpresa në Gjykatën Speciale dhe në zgjerimin e akuzave.Ai në “Pressing” të T7 ka thënë se nuk po ka vullnet e as forcë që të zbardhet vrasja e babait të tij.

“Ne kemi shpresë në Gjykatën Speciale, duke u bazuar në këto pika ku ceket vrasja e kundërshtarëve politikë, në fillim ku edhe e shpjegon kontekstin, mirëpo sa e kam lexuar aktakuzën që është ndaj katër personave dhe aty nuk është e cekne specifikisht psh për Smajlin apo për dikë tjetër. Mund të jenë të redaktuara, unë shpresoj të ketë zgjerim të akuzave për këto. Vrasja e Smajlit ka ndodhur në vitin 2002 por juridiksioni i Speciales përfundon në dhjetor të 2000, por është një pasues se mund të trajtohen vrasjet e planifikuara më herët e ne shpresojmë që Specialja do ti trajtojë edhe këto raste, sepse janë bërë 22 vite e më shumë e po duket që nuk kanë forcë as vullnet”, tha ai. 

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy