Pas takimit me Kurtin, komunat i drejtohen Qeverisë e Kuvendit për kthimin urgjent të mjeteve

by informim

Një ditë pas takimit që kryetarët e komunave zhvilluan me kryeministrin Albin Kurti, Ascociacioni i Komunave i është drejtuar me kërkesë urgjente Qeverisë dhe Kuvendit për zhbllokimin e mjeteve vetanake të pazhpenzuara të komunave nga vitet paraprake.

Gazeta Express e ka siguruar këtë kërkesë, përmes së cilës është kërkuar që urgjentisht të ndryshohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023.

banner

Në kërkesë thuhet se komunat s’po arrijnë që t’i shpenzojnë rreth 37.5 milionë euro si pasojë e mos plotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji.

Nëse kjo kërkesë s’zbatohet, komunat kanë paralajmëruar se me qindra projekte nëpër Komuna e të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit dhe nuk do të zbatohen edhe do të mbesin peng

“Si pasojë e mos plotësimit dhe ndryshimit të nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023, Komunat e Kosovës, nuk po arrijnë që t’i shpenzojë rreth 37.5 milion euro, të cilat duhet të jenë në funksion të realizimit te projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve të Komunave.

Edhe njëherë, jemi të obliguar t’ju njoftojmë se nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të sipër theksuar, atëherë me qindra projekte nëpër Komuna e të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit dhe nuk do të zbatohen edhe do të mbesin peng”, thuhet në kërkesë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy