Partia që tani udhëheq me pushtetin kishte premtuar shërbimin e obligueshëm ushtarak. Një gjë e tillë nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti dhe nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria.
Njohës të sigurisë vlerësojnë se aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka kosto të lartë financiare dhe kërkon analizë të thellë. Po ashtu, theksojnë se kjo nuk mund të bëhet para përmbylljes së planit të tranzicionit
Partia që tani udhëheq me pushtetin kishte premtuar shërbimin e obligueshëm ushtarak. Një gjë e tillë nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti dhe nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria.
Njohës të sigurisë vlerësojnë se aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka kosto të lartë financiare dhe kërkon analizë të thellë. Po ashtu, theksojnë se kjo nuk mund të bëhet para përmbylljes së planit të tranzicionit
Së voni, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ideja e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Kosovë, nuk pranohet nga shtetet partnere në Kosovë.
KosovaPress ka pyetur në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur ke këtë cështje, por se ata nuk janë përgjigjur.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli deklaron për KosovaPress, se deri më tani ka pasur vetëm diskutime, por jo edhe diçka konkrete në lidhje me këtë premtim
“Shërbimi ushtarak i detyrueshëm mund të jetë i mirë nëse dizajnohet për t’i kontribuar zhvillimit shoqëror të Kosovës. Mund të jetë negativ nëse mendohet si platformë për militarizim të shoqërisë. Ka shumë modele të ndryshme të shoqërisë, të cilat janë demokratike dhe kanë shërbim të detyrueshëm ushtarak, mund të merret si shembull Finlanda, mbase në një masë edhe Izraeli dhe Koreja e Jugut”, shprehet ai.
Ai thekson se kjo ndihmon që të ketë resurse të mjaftueshme në rastet kur rrezikohet siguria nacionale.
“Duhet të ketë një analizë të rishikimit të sektorit të sigurisë të re. Do të thotë të shikohet se cilat janë nevojat, çfarë roli mund të kishte një shërbim ushtarak i detyrueshëm, a është barrë për shoqërinë një shërbim i tillë, apo cilat janë mundësitë që i krijon një shërbim të tillë
Nëse nuk shfrytëzohet në mënyrë të duhur, atëherë kosto e këtij shërbimi do të jetë më e dëmshme se sa që do të krijonte benefite. Pa u bërë një studim i detajuar, i thellë i nevojave dhe modaliteteve në bazë që të adaptonte Kosova, atëherë mendoj që kjo ide nuk mund të shkojë përpara”, shton ai.
Kosova duhet të sigurohet që të flet për një shërbim ushtarak krejtësisht ndryshe nga ajo në Serbi, shprehet Vrajolli, teksa flet për paralajmërimet e kësaj të fundit.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se një gjë e tillë mund të realizohet në një fazë të mëvonshme, por jo tani
“Ne e kemi FSK-në në tranzicion, në zhvillime të kapaciteteve njerëzore dhe trajnimeve të infrastrukturës e cila do të zgjatë deri ne vitin 2028, dhe kjo realisht është pak edhe në aspektin financiar edhe në çështje kadrovike të ekspertëve për trajnime, vendosje dhe pajisje.
Duhet pritur një rast tjetër pasi që vet, derisa FSK-ja të përmbyll çështjen e tranzicionit apo zhvillimit 10 vjeçar. Atëherë, mund të mendojmë për një mundësi të kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që kishte me qenë modalitet, fillimisht vullnetarë dhe mandej me u bërë edhe i detyrueshëm”, tha Ibishi.
Ditëve të fundit në Serbi është paralajmëruar rikthimi i detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pati reaguar duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe duhet refuzuar