Santiana: Unë kam bërë lojë, ku jam unë e ku është Buci tash

by Nexhat

Një debat i ashpër ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së BBVK, duke përfshirë Lumbardhin, Kaderin dhe Santianën.

Diskutimet kanë filluar të nxehen kur Kaderi ka ngritur dyshime mbi ndjenjat e Santianës, duke sugjeruar se ka një inat të fshehur ndaj saj

Santiana ka hedhur poshtë pretendimet e Kaderit me argumentin se nuk ka arsye të ketë inat me të, kur ajo beson se ka zhvilluar një lojë më të fortë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

“Pse duhet t’i kem inat Kaderit, kur unë kam bërë lojë më të mirë?” – shprehet Santiana

Lumbardhi, nga ana e tij, ka hedhur një tjetër perspektivë në debatin që po zhvillonte. Ai mendon se arsyeja e vërtetë e inatit të Santianës ka të bëjë me një kompliment të mëparshëm nga Buci, i cili e kishte quajtur Kaderin “Miss”, duke shkaktuar ndoshta ndjenja xhelozie tek Santiana

Santiana ka reaguar ndaj kësaj duke u shprehur: “Unë kam bërë lojë me Bucin, ku jam unë e ku është Buci tash? S’ka bërë asgjë tjetër Kaderi, përveç që është lidhur me ty, ndërsa unë kam bërë lojë.”

Më tutje ajo vazhdon: “Seriozisht Lumbardh, debati yt është i 15-vjeçarit, me këto po më shokon. Çdo ditë e më shumë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy