Autoritetet në Beograd ua zgjasin paraburgimin serbëve nga Kosova

by informim

Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj. Ai akuzohet nga autoritetet në Serbi për “bashkim kundër rendit kushtetues” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi avokati i tij, Ivan Niniq, i cili tha se masa e paraburgimit u është vazhduar edhe tre serbëve nga Kosova, të cilët akuzohen se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte ndryshimi i dhunshëm i Qeverisë, do të thotë përmbysje e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.

banner

Sipas avokatit Niniq, serbëve nga Kosova u është vazhduar paraburgimi me arsyetimin se mund të ndikojnë te dëshmitarët gjatë procedurës gjyqësore

“Prokuroria ka propozuar rreth dhjetë dëshmitarë, gjysma e të cilëve u paraqitën dhe refuzuan të japin deklaratë, duke u arsyetuar se kanë frikë për sigurinë e tyre. Ata nuk kanë dashur të marrin pjesë më tej në këtë rast, t’iu përgjigjen pyetjeve të avokatëve mbrojtës”, tha Niniq, dhe shtoi se dëshmitarët e tjerë nuk iu përgjigjën fare ftesës së gjykatës.

Niniq tha se të gjithë dëshmitarët kanë një të përbashkët, ata “e marrin rrogën nga buxhetet komunale në veri të Kosovës”, gjegjësisht, sipas tij, ata janë nën “kontrollin e Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Kjo parti gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe është e afërt me Partinë Progresive Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Dragan Nikoliq është ish-polic i Kosovës, që dha dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të serbëve në veri nga institucionet e Kosovës.

Dragan Nikoliq dhe tre serbë të tjerë nga Kosova u arrestuan në muajin prill teksa po kalonin pikën kufitare me Serbinë. Autoritetet serbe nuk i kanë bërë mediatike këto arrestime, por avokatët e të arrestuarve kanë njoftuar opinionin për këto raste.

Dënimi me burgim në Serbi për krimet për të cilat ai akuzohet – komplot kundër rendit kushtetues të Serbisë dhe thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë – është dhjetë vjet

Niniq përsëriti qëndrimin e tij se rasti ndaj klientit të tij është një “proces i montuar politikisht” dhe se Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete ndaj Nikoliqit.

“Gjithçka filloi kur serbët, të cilët janë propozuar për dëshmitarë, thërrisnin policinë në numrin 192 dhe denonconin gjëra të caktuara, sipas parimit të thashethemeve. Asgjë nuk është e verifikueshme, asgjë nuk mund të provohet”, tha ai.

Më herët, Niniq i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet për shpërndarje të “materialit propagandistik, përmes të cilit ai promovoi pavarësinë e Kosovës”.

Të njëjtën gjë e konfirmuar edhe avokati i një të arrestuari tjetër, Ahmed Delimexhac.

Sipas Ligjit për procedurën penale të Serbisë, Prokuroria duhet të ngrejë aktakuzë ose të lirojë të arrestuarit brenda gjashtë muajve

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy