Rama kërkon ekspertizë për rrëzimin e kulmit të Komunës: Jemi në kontakt me doktorët, gjendja e të lënduarës stabile

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalurmbajtur sot në konferencë pesë ditë pas rrëzimit të kulmit të komunës së Prishtinës.

Rama ka kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës.

“Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesë. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Në konferencë, i pari i kryeqytetit ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarës është jashtë rrezikut për jetë

“Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj. Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë” ka thënë Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy