Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua për partnerët? Gërvalla: Po të ishim vetëm me Serbinë do thoja se ishte gabim

by Nexhat

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka pranuar se Marrëveshja e Ohrit, është e dëmshme, në një komentim të saj më të detajuar.

Sipas saj, ajo u nënshkrua meqë ishin të pranishëm në këtë proces partnerët më të rëndësishëm të vendit,

“Po të ishim vetëm me Serbinë në tavolinë do të thoja se kjo ishte gabim por nëse jemi të kyçur në këtë proces me partnerët tanë më të rëndësishëm, mendoj se ky ka qenë një hap i rëndësishëm”, u shpreh ajo në tëvë1.

Tutje zëvendëskryeministrja theksoi se BE duhet të jetë aktive për finalizimin e tri marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë.

Derisa mes tjerash kërkon që BE ta sjell Serbinë në tryezën e bisedimeve për të firmosur marrëveshjet, ndër to edhe njohjen reciproke mes të dyja vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy